Kallxo.com

Prindërit e Astrit Deharit në Seancën Për Sulmin në Kuvend

Prindërit e Astrit Deharit janë duke marrë pjesë në gjykimin e katër aktivistëve të “Vetëvendosjes” të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Djali i familjes Dehari, Astriti ishte pjesë e aktakuzës për sulmin në Kuvendin e Kosovës. Gjatë kohës kur po qëndronte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Dehari është gjetur i vdekur në qelinë e tij.

Gjatë tërë kohës familja Dehari e ka bërë përgjegjës shtetin për vdekjen e të birit.

Pjesë e seancës janë edhe deputetë të “Vetëvendosjes” dhe ish-avokati i popullit Sami Kurteshi.

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi seanca ndaj Atdhe Arifit, Egzon Halitit, Adea Batushës e Frashër Krasniqit, katër aktivistëve të “Vetëvendosjes” të akuzuar për sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Të akuzuarit kanë të veshur fanella me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”, pasi pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Astrit Dehari, aktivisti i “Vetëvendosjes” që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor.

Shkrimet e KALLXO.com për sulmin në Kuvend  mund t’i lexoni këtu.

http://kallxo.com/prinderit-e-astrit-deharit-te-shqetesuar-pas-publikimit-te-xhirimeve/