Ilarion Lupuloviq, Prift Ortodoks FOTO: KALLXO.com

Prifti ortodoks në Kosovë tregon përvojat me shqiptarët

Një debat publik në Prizren që u mbajt në kuadër të serive DebatPernime solli bashkë edhe prijës fetarë që ndanë përvojat e bashkëjetesës në diversitet fetar e kulturor

Ilarion Lupuloviq, Prift Ortodoks rrëfeu në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ përditshmërin e tij si një murg nga Gjilani dhe përvojat e tij të mira që thotë se i ka me shqiptarët.

Ai po ashtu tregoi një histori të dëgjuar të një shqiptari që sipas tij e vizitoi Manastirin e Deçanit.

“Do të përmendja  një shembull nga koha e Patrikut Pavle, i cili ka qenë peshkop e i cili me ëndje e tregonte rastin kur një shqiptar ka ardhur të lutet në Manastirin e Deçanit. E më pas një serb e pyeti shqiptarin: përse ti si shqiptar po i lutesh një të shenjti të serbëve? E shqiptari iu përgjigj: nëse është i shenjtë e i shenjtëruar ai është i shenjtë i Zotit e jo i serbëve!, rrëfen Lupuloviq.

Ai shtoi se shumë shqiptarë vijnë të falen në vendet e shenjta ortodokse.

“…përndryshe jemi edhe tash dëshmitarë se shumë shqiptarë vijnë të falen në vendet tona të shenjta dhe ne me shumë ëndje u ndihmojmë dhe u lexojmë lutjet tona për shëndet të tyre dhe jemi gjithashtu dëshmitarë të shumë shërimeve që vijnë si rezultat i tyre”, tha ai.

Lidhur me tolerancën fetare dhe ndëretnike diskutuan: Mytaher Haskuka, Kryetar i Prizrenit; Lutfi Ballëku, Imam; Ilarion Lupuloviq, Prift Ortodoks;, Abidin Shehu, sheh; Besa Ismajli, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame; Jovana Radosavljeviq, OJQ Iniciativa e Re Shoqërore; Agnesa Çipa-Laçi, qytetare;  Bujar Laçi, qytetar;  Branislav Krstic- gazetar.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: