Prezantohet projekti për botimin e veprës së Demaçit në 40 vëllime  

Shoqata e ish -Burgosurve Politikë të Kosovës ka prezantuar projektin për botimin e 40 vëllimeve me vepra të zgjedhura për Adem Demaçin.

Prezantimi i këtij projekti nga shoqata e të burgosurve është bërë sot gjatë mbajtjes së Akademisë Përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së Demaçit.

Akademia e organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqata e ish-të Burgosurve Politike dhe Shoqëria “Lëvizja”, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje kontributin e Demaçit gjatë gjithë proceseve politikë e shoqërorë që ka kaluar Kosova që pas Luftës së Dytë Botërore.

Selatin Novosella, biografi i Demaçit duke prezantuar projekti për botimin veprës së “Mandelës kosovar” ka pohuar se ky projekt përfshin krijimtarinë letrare e publicistike të Demaçit, atë çfarë është shkruar për të dhe kontributin e tij të dhënë qoftë për UÇK-në ashtu edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

“Ky projekt është i ndarë në tri tërësi: Vepra letrare: publicistike dhe veprat kushtuar Demaçit”, ka thënë ndër të tjerash Novosella.

Përveç Novosellës gjatë kësaj akademie për veprën e Demaçit folën edhe personalitete dhe drejtues të shoqatave pjesë e së cilave ishte Adem Demaçi.

Studiuesi Ahmet Qeriqi i cili duke folur për jetën dhe kontributin letrat të Adem Demaçi, ndër të tjerash theksoi se ai ishte humanist dhe njeri i sakrificave.

Kurse Hydajet  Hyseni nga SHBPK ka pohuar se ndër të tjerash se Demaçi me veprën e ti kontribuoje shumë në vetëdijesimin kombëtar e qytetarë të shqiptarë në ish –Jugosllavi.

Ndërsa Shyqri Galica kryetar i LSHK-së ka thënë se Demaçi ishte shkrimtar specifik vepra e të cilit frymëzoi breza të tërë.

“Demaçi është ndër figurat tepër të rralla jo vetëm në arealin shqiptare por edhe me gjerë që me veprimtarinë e tij politike ka synuar vazhdimisht atë që synon tërë kombi ynë lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare”, ka thënë Galica.