Grafika: Trembelat për Kallxo.com

Prezantohen video udhëzuese për e-prokurim

Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e prezantimit të gjashtë video udhëzuesve për e-prokurim.

Udhëzuesit për përdorimin e platformës së prokurimit elektronik (e-prokurimit) janë hapi i parë i institucioneve të Qeverisë së Kosovës në drejtim të zëvendësimit të sesioneve tradicionale të trajnimit në klasë me trajnime online, gjë e cila njëkohësisht promovon qëndrueshmërinë, lehtësinë dhe uljen e shpenzimeve.

Video udhëzuesit janë dizajnuar nga aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në bashkëpunim me Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).

USAID po mbështet Qeverinë e Kosovës në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së procesit të prokurimit publik në nivel komunal në të gjitha 38 komunat.

Një pjesë e kësaj mbështetjeje përfshin ndihmën institucioneve të qeverisë qendrore në zhvillimin e mekanizmave më të qëndrueshëm, duke përfshirë video udhëzuesit, për realizimin e aktiviteteve trajnuese.

(Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)