FOTO ILUSTRIM PROKURIMI

Prezantohen Sfidat e Prokurimit Publik

Demokracia Plus (D+), në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, nga ora 11:00 organizojnë konferencën e fund vitit, në të cilën do të flitet në lidhje me sfidat e prokurimit publik në vitin që po lëmë pas dhe perspektivën për vitin 2018.

Në këtë takim të dy këto institucione së bashku me D+ dhe Projektin Team, do të publikojnë të dhëna në lidhje me punën e tyre, duke përfshirë të arriturat dhe problemet që janë shfaqur gjatë këtij viti.

Po ashtu D+ do të publikojë çështjet për të cilat do të avokojë në raport me OSHP-në dhe KRPP-në në vitin 2018.