Foto-ilustrim

Prestreshi: Rritja e çmimit të bukës, shkelje e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës

Çmimi i miellit dhe bukës pas vënies së masës prej 10 për qind u rrit sot fillimisht në që qytëtin e Prizrenit.

Furrëtarë nga kjo komunë sot janë takuar dhe kanë vendosur që çmimi i bukës nga 30 centë sa ka qenë të bëhet 40 centë.

Për rritjen e çmimeve në këtë mënyrë ka reaguar edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, (AKK) Valon Prestreshi.

Ai përmes një publikimi në “Facebook” ka thënë se rritja e çmimeve përmes marrëveshjes me gojë apo me shkrim është dukuri negative dhe është shkelja më e rëndë që Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës i ndalon dhe sanksionon.

“Rritja e çmimit të produkteve nga ndërmarrjet mas vënjës së taksës 10% nga Qeveria e Kosovës nga këndëvështrimi ekonomik, ka qenë e pritur. Dhe në një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë kjo është tërësisht normale. Por problemi kryesor nga këndëvështrimi i konkurrencës është kur ndërmarrjet të cilat veprojnë në një treg të caktuar i ngrisin çmimet në mënyrë të bashkërënduar duke u marr vesh me gojë apo me shkrim atëhere lind dukuria negative “kartel”.

Kartelet janë shkeljet më të rënda që Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës i ndalon dhe i sanksionon.

Nga nesër AKK do ta caktojë një grup të konsiderueshëm të hetuesve që t’i monitorojnë këto sjellje”, ka shkruar Prestreshi.

KALLXO.com ka raportuar për rritjen e çmimit të bukës në qytetin e Prizrenit.

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’