Ilustrim

Prestreshi: Duhet të monitorohen çmimet e produkteve nga Serbia dhe Bosnja

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, (AKK) Valon Prestreshi ka njoftuar se ka mbledhur komisionin e AKK-së për të krijuar grupin punues të hetueseve për monitorimin e çmimeve te produkteve te cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja.

Prestreshi në rrjetin social ‘Facebook’ ka radhitur obligimit që sipas tij i ka ky grup punues.

“Grupi i punës është përgjegjës për monitorimin e rritjes se çmimeve te produkteve te importuara nga Serbia dhe Bosnja për te cilat iu është vendos taks ne 10% nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Grupi i punës ketë rritje te çmimeve do ta monitoroj vetëm nga këndvështrimi i rregullave te Ligjit për mbrojtjen e Konkurrencës. Grupi i punës është përgjegjës për hartimin e pistave monitoruese, hartimin e një udhërrëfyesi i cili do te shërbej për lehtësimin e punës se grupit. Grupi i punës është përgjegjës për identifikimin e sjelljeve antikonkurruese te ndërmarrjeve dhe menjëherë te hartoi raportin dhe konkluzionin për fillimin e procedurës hetimore nëse ka dyshime te konsiderueshme”, ka shkruar Prestreshi.

https://kallxo.com/shtrenjtohet-buka-ne-prizren/

www.kallxo.com