Presidenti Thaçi uron qytetarët për Fitër Bajram

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

“Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit, të cilës i gëzohemi bashkë me më të dashurit tanë. Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara!”, ka shkruar i pari i shtetit në “Facebook”.