Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Presidenti Thaçi me të birin kalojnë fundjavën në Sharr

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se është duke e kaluar fundjavën me djalin e tij Endritin në malin e Sharrit.

Thaçi ka shpjeguar se kjo fundjavë vjen pas një jave intensive në disa kryeqytete të aleatëve të Kosovës.

“Pas një jave intensive në kryeqytetet e aleatëve të Kosovës, vikendin e kalova me Endritin në bardhësitë e Sharrit”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Foto: Hashim Thaçi/Facebook