Hashim Thaçi - President i Kosovës
Presidenti Thaçi i reagon ministrit të Sllovakisë
04.1.2019 - 23:52
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Thaçi duke iu referuar Lajçak në cilësinë e ish-kolegut, e ka sugjeruar ata ta ndihmojë Sllovakinë që fillimisht ta njoh shtetin e Kosovës apo të paktën Kosovës t’i mundësojnë që në OSBE të ketë zërin e saj.
”I nderuar ish kolegu, Miroslav Lajçak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën – ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vienë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Europë janë të panegociueshme”, shkruan Thaçi në Twitter.