BURIMI BBC

Presidenti Thaçi e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit të Zelandës së Re, pas sulmit terrorist në xhamitë në Christchurch, ku mbetën të vdekur 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas Thaçit aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë.

 

 

 

https://kallxo.com/dyzete-persona-te-vdekur-nga-sulmet-ne-zelanden-e-re/

 

https://kallxo.com/pacolli-shprehet-i-trishtuar-lidhur-me-sulmin-ne-christchurch/

.