Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Presidenti Thaçi Dënon Sulmin në Munich

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar përmes një postim në rrjetin “Facebook” rreth sulmit të mbrëmshëm në Munich të Gjermanisë, ku ka edhe viktima me origjinë nga Kosova.

Në postimin e tij, presidenti Thaçi thotë se lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit”, ka shkruar ai.

“Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit, përfundon ai.

Në sulmin e mbrëmshëm në Munich është konfirmuar vdekja e së paku një qytetari me origjinë nga Kosova.

21-vjeçari Dijamant Zabërgja me origjinë nga Vushtrria është viktimë e këtij sulmi, gjatë të cilit janë vrarë së paku 10 persona e janë plagosur 16 të tjerë.

http://kallxo.com/dijamant-zaberxha-nje-nga-viktimat-e-sulmit-ne-munich/