Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta, Foto: Ramush Haradinaj - Facebook

Presidenti Meta në Prishtinë, takon Haradinajn

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sonte në Prishtinë ka pritur presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe vajzën e tij Borën.

Sipas Haradinajt, në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët  përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët  përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Vizita e Metës në Kosovë, vjen pasi Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, me motiv ftesën që ka marr nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar.

Në fotografitë që ka shpërndarë kryeministri në largim në Facebook, shihet edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi i cili po ashtu është intervistuar nga Gjykata Speciale në prill të këtij viti.

Foto: Ramush Haradinaj – Facebook