Donald Trump - Foto: AP

Presidenti Kinez Bën Thirrje për Përmbajtje Rreth Koresë Veriore

Siç raporton CNN, telefonata vjen pas një javë kërcënimesh mes Uashingtonit dhe Phenianit.

Këtë javë Trump kërcënoi Korenë Veriore duke thënë se “do të përballet me zjarrin e tërbimin që bota kurrë nuk e ka parë“, raporton CNN.

Ndërsa, Koreja Veriore ka kërcënuar se do ta godasë territorin e Shteteve të Bashkuara Guam me raketa balistike.

Kurse, presidenti kinez u bëri thirrje të dy palëve të shmangin përshkallëzimin e situatës, njoftoi Ministria e Jashtme kineze.