Takimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi me trajnerin e kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, Foto: FFK

Presidenti i ri i FFK-së takoi trajnerin e kombëtares së Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim pune trajnerin e kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i cili ishte i shoqëruar nga ndihmësi i tij Ramush Gashi.

Trajneri Challandes, duke uruar presidentin Ademi për marrjen e detyrës shpalosi edhe njëherë plan-programin zhvillimor të kombëtares së Kosovës

“Me theks të veçantë për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, që fillojnë në shtator të këtij viti”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kurse presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shprehur besimin ndaj përzgjedhësit dhe punës së tij, duke thënë se në asnjë moment nuk do të mungojë përkrahja e tij dhe e KE-së.

“Sepse FFK-ja është shumë e interesuar për një kombëtare të fortë e konkurruese dhe jo të jetë vetëm pjesëmarrëse në evenimentet evropiane e botërore”, potencohet njoftimin e FFK-së të ketë thënë Ademi.