Takimi i presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Foto: La Libre

Presidenti francez viziton Serbinë për të ndihmuar rreth Kosovës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta vizitojë Serbinë edhe për të “ndihmuar” rreth Kosovës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka konfirmuar vizitën e tij në Serbi.

“Blic” shkruan se kreu i Francës do ta vizitojë Serbinë edhe për të “ndihmuar” rreth Kosovës.

Macron pritet të qëndrojë në Beograd më 5 dhe 6 dhjetor, kurse vizitën nuk e ka anuluar as pas protestave në rrugët e Parisit pas rritjes së taksës për derivate, transmeton lajmi.net.

Macron pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kurse në ditën e parë të vizitës do t’i organizohet pritje zyrtare.

Pas takimit me Vuçiqin do të mbahet një konferencë për media, kurse në mbrëmje do të marrë pjesë në një darkë ku nikoqir do të jetë presidenti i Serbisë.

“Blic” sqaron se në ditën e dytë të qëndrimit në Beograd, Macron do t’i nderojë viktimat e Luftës së Parë Botërore.

Macron do të qëndrojë për vizitë vetëm në Serbi dhe nuk është duke mbajtur ndonjë turne të vizitave në Ballkan.