Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj – Foto: Facebook/HashimThaci

Presidenti e liderët e koalicionit qeveritar, të mërkuren te Mogherini

Krerët e shtetit do të shkojnë të mërkurën në Bruksel.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit  Kadri Veseli,  Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi do të udhëtojnë të mërkurën për në Bruksel, për ta takuar Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Kështu thuhet në komunikatën e Qeverisë, ku sipas të njëjtës kjo u vendos në një takim të përbashkët të tyre.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, thuhet në komunikatë.