Fehmi Agani - Foto: Facebook

Presidenti e kryeministri kujtojnë akademikun Fehmi Agani në 19-vjetorin e vrasjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akademikun Fehmi Agani, i vrarë nga forcat serbe 19 vjet më parë, e ka cilësuar si intelektualin më të shquar dhe politikanin ndër më të mprehtët në Kosovë.

Vrasja e Fehmi Aganit, sipas presidentit Thaçi, ishte humbje e madhe, “sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik”.

Ish-nënkryetarin e LDK-së, Fehmi Aganin, e ka kujtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Aganin do ta kujtojmë si pishtarin që i dha dritë vizionit tonë për shtet.

“Me penën e tij, urtësinë e guximin Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua. Agani u bë gur, i themeleve të Kosovës se pamvarur!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”