Presidenti Thaçi dhe hartuesit e Kushtetutës së Kosovës - Foto: Facebook

Presidenti Dekoron Hartuesit e Kushtetutës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetëvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, dekoroi me medaljen presidenciale jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë hartuesit e saj.

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, presidenti ka shkruar se dita e miratimit të Kushtetutës së Kosovës nuk ishte vetëm legjitimim i shtetësisë sonë para dhjetë vjetësh, por edhe jetësim i një ideje.

Postimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi:

“Dita e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, nuk ishte vetëm legjitimim i shtetësisë sonë para dhjetë vjetësh, por edhe jetësim i një ideje, i një projekti dhe i ëndrrave të shumë gjeneratave që u flijuan dhe punuan për krijimin e shtetit tonë.

Që nga dita e parë, ajo gjithmonë ka qenë burim i konsensusit qytetar dhe politik, prandaj qytetarët e Kosovës, të gjitha institucionet, e kanë ruajtur dhe e kanë mbrojtur atë si themelin kryesor të shtetit tonë.Hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sot i dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.