Presidenti dekoron Fadil Vokrrin pas vdekjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar ish- Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai e çmoi kontributin e Vokrrit në sportin kosovar dhe punën e tij në rrafshet ndërkombëtare në këtë fushë.

“Për Fadil Vokrrin, pas vdekjes, ndava Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Krenohemi me kontributin e tij historik në promovimin e sportit kosovar dhe në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Kapitenin do ta kujtojmë gjithmonë”, shkroi Thaçi.

Fadil Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti pas një sulmi në zemër.

KALLXO.com ka shkruar mbi jetën e tij dhe karrierën futbollistike.

https://kallxo.com/misioni-i-permbushur-i-fadil-vokrrit/