Foto: Teatri i Gjilanit

Preshevarët performojnë sot në Gjilan

Sot në mbrëmje, në Teatrin e Qytetit në Gjilan shfaqet komedia “Misteri” me tekst të Aldo de Benedeti, regjia: Afeida Boriqi.

Shfaqja jepen në ora 20 dhe është produksioni i Teatrit të Preshevës dhe në Gjilan shfaqet si shfaqje mysafire.

Shfaqja rrëfen historinë e një çifti i cili pavarësisht raporteve në një moment përballet me të papritura, dhe situate komike. Në një moment gruaja, Marina, ka dëshirë për arrati dhe kështu organizon një udhëtim të saj, e vetme.

 

 

I shoqi, i nxitur edhe nga një miku i tij avokat, përfiton nga rasti për të tentuar të afrojë një konteshë të bukur të cilës i dërgon dy duzina me trëndafila të kuq duke përdorur pseudonimin ‘Mistero’.

Këtu fillojnë dhe shpërfaqen situata humoristike mes marrëdhënieve të këtij çifti.

Në këtë shfaqje luajnë : Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi.