Presheva organizon manifestim kulturor për mërgatën

Për tri ditë me radhë, duke filluar nga sot, më 29, dhe 30 e 31 korrik 2019, Shtëpia e Kulturës ” Abdulla Krashnica ” në bashkëpunim me Komunën e Preshevës organizojnë manifestimin kulturor kushtuar bashkatdhetarëve tanë ” Ditët e Mërgatës “.

Gjatë këtyre ditëve janë paraparë takime të drejtuesve komunal me shoqata të mërgatës në vendet të ndryshme,  mbajtja e një panairi me produkte vendore dhe ndeshje sportive për veteranët të diasporës.

Në dy ditë e fundit të këtij muaji më 30 dhe 31, duke filluar nga ora 19:00, në Sheshin e qytetit para Ndërtesës së Komunës do të organizohen koncerte me emra të njohur të muzikës shqiptare.

Një numër relativisht i madh i qytetarëve nga Lugina e Preshevës, konkretisht qyteti i Preshevës jetojnë në vendet të ndryshme të perëndimit dhe një pjesë e mirë e të cilëve muajt e verës i kalojnë në vendlindje duke sjellë një gjallëri në tri qytete me popullsi shqiptare në Luginë.