Marrëveshja për praktikë | Foto: KALLXO.com

Praktikë Pune për 150 të Sapodiplomuar

Praktika e punës për 150 të sapodiplomuar është mundësuar nga një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Punës, asaj të Tregtisë dhe UNDP-së, ndërsa do të zgjasë dy muaj.

Mundësia e kësaj praktike u bë e ditur sot gjatë lansimit të programit praktikë në punë.

“Ata praktikantë që do të përzgjidhen në këto punë do të marrin nga 100 euro për muaj, sa për t’i mbuluar shpenzimet e tyre të ushqimit dhe të rrugës”, tha Nol Buzhala nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai tregoi se pagesa e praktikantëve nuk do të bëhet nga kompanitë private ku ata kryejnë praktikën.

“Kompanitë private nuk  kanë asnjë obligim financiar ndaj tyre. Pagesa me vlerë prej 100 euro bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, tha Buzhala.

Listën e ngushtë me tre kandidatë e formon Ministria e Punës, ndërsa i mbetet punëdhënësit që të bëjë përzgjedhjen.

I pyetur nga KALLXO.com se sa qytetarë kanë arritur të punësohen gjatë 12 muajve të fundit përmes zyrës së punësimit, përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk dha detaje duke sugjeruar drejtimin te shërbimi statistikor i kësaj ministrie.

Ndërmarrjet që priten të aplikojnë për marrjen e këtyre praktikantëve duhet të jenë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit dhe të jenë aktive në Administratën Tatimore.

Afati i konkurrimit është hapur sot, ndërsa do të zgjasë deri më 31 tetor.

Edhe në prill të këtij viti u nënshkrua një marrëveshje që mundësonte praktikën e punës të 600 punëkërkuesve.

http://kallxo.com/praktika-si-mundesi-per-te-gjetur-pune/