Posta kërkon takim për problemet me pagat

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik u bë e ditur se kryeshefi i Postës së Kosovës ka kërkuar një takim me anëtarë të komisionit dhe përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ftesën për takim nga kryeshefi i Postës së Kosovës e tregoi në mbledhje anëtari i komisionit Dardan Molliqaj.

Molliqaj tha se takimi është thirrur për të folur rreth pamundësisë së Postës për t’i paguar punëtorët.

Por anëtarja tjetër e komisionit Hykmete Bajrami u deklarua kundër mbajtjes së këtij takimi.

“Posta e Kosovës ka rritur numrin e punëtorëve në mënyrë të paarsyeshme duke e ditur që punon me humbje’, tha Bajrami, duke bërë të ditur se komisioni nuk ndan mjete.

KALLXO.com shkroi më herët për problemet me paga të punëtorëve të Postës së Kosovës.

http://kallxo.com/punetoret-e-postes-nuk-kane-marre-pagen-sindikata-kerkon-perkrahje-edhe-nga-qeveria/

http://kallxo.com/posta-serish-kerkon-kompensim-nga-qeveria-per-te-kaluar-krizen-e-pagave/

http://kallxo.com/posta-ne-krize-financiare-mund-te-mos-kete-paga-1-prill/