Porosia e PDK-së nga Selia: Po Abuzohet Kuvendi

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media për të reaguar me veprimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë mbajtur fjalime edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me kushtetutë sipas zyrtarëve të PDK-së.

Besim Beqaj nga PDK ka thënë se ajo se çfarë ka ndodhur sot në Kuvend është abuzim i paprecedent i foltores sepse dihet se si mbahet seanca themeltare.

“PAN nuk është bllokues. Mandatari ka nevojë për konsulta shtesë por do t’i i formojmë institucionet shpejtë”, ka thënë Beqaj.

Beqaj ka konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin konsultativ të mërkurën.