Foto: Facebook/Behgjet Pacolli. 18/07/19

Pompeo mban afër vetes Pacollin dhe Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka marrë pjesë në një takim në ShBA ku tema ishte liritë fetare.

Aty kanë marrë pjesë edhe homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Pas këtij takimi, Pacolli ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbajtur afër vetes Pacollin dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

“Photo of the Day: Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjuar në Ministerialin për Liritë Fetare. Arritjet tona janë të njohura gjerësisht. Falënderova sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për mbështetjen e tij dhe atë amerikane ndaj Kosovës”, ka shkruar Pacolli.