Pawel Adamowicz

Poloni: Mijëra persona marrin pjesë në varrimin e Adamowicz

Mijëra persona, përfshirë zyrtarë të lartë polakë dhe evropianë, morën pjesë në varrimin e Pawel Adamowicz, kryetarit të vrarë të qytetit Gdansk.

Adamowicz vdiq më 14 janar, pasi nuk i mbijetojë plagëve nga një sulm me thikë një natë më parë. Ngjarja ndodhi në një festival bamirës në Gdansk.

Sulmuesi i dyshuar është arrestuar dhe thuhet se ai ka qenë i zemëruar me politikat e partisë opozitare, të cilit Adamowicz dikur i përkiste.

Në mesin e personave që morën pjesë në ceremoninë mortore ishte edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Polonisë, Andrezej Duda dhe kryeministri Mateusz Morawiecki.