Delegacionet e policive të rajonit. Foto: KALLXO.com

Policitë e rajonit shkëmbejnë përvojat

Përfaqësuesit e lartë të policive nga pesë shtete të rajonit janë mbledhur në Prishtinë për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në luftimin e krimit.

Konferenca rajonale me përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Sllovenia po mblidhen për herë të dytë.

Tema e konferencës së sivjetshme është  “Rritja e bashkëpunimit rajonal te policisë: Ndarja e informacionit mbi migracionin, kundër- terrorizmin dhe krimin e organizuar” .

Naim Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Policisë së Kosovës tha se të gjithë delegatët janë të fokusuar në idetë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“Të gjitha delegacionet e konferencës kanë arritur në një përfundim që ne duhet të përpiqemi të rrisim bashkëpunimin ekzistuese brenda rajonit vetëm duke miratuar një qasje të partneritet rajonal ku mund të trajtojmë sfidat me të cilat përballemi si rajon. Jemi përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit strategjik që në fund të fundit do të qoj në një punë efektive operative për të mirën dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve tanë”, tha Rexhaj.

Në anën tjetër  Shefi i divizionit fuqizues në EULEX Martin Cunningham përmendi disa prej sfidave kryesore me të cilat sipas tij përballet rajoni në fushën e sigurisë.

“Zyrtarë të policisë kanë ardhur për të marrë pjesë në këtë konferencë. Jam shumë i kënaqur që është organizuar kjo konferencë për të cilën është përkujdesur Policia e Kosovës. Dy kërcënime janë nga rajoni që janë të angazhuar në luftimin e krimit dhe kërcënimin e terrorizmit. Është shumë vitale të forcojmë bashkëpunimin rajonal. Kjo është shumë e rëndësishme kur ne ballafaqohemi me krimin e organizuar dhe grupet kriminale.”, tha Cunningham

Ai po ashtu bëri të ditur se kjo konference do të vazhdoj edhe në vite të tjera.