Marijuanë e zbuluar nga policia| Foto: Arkiv

Policia Zbulon Marijuanë në një Makinë

Policia ka konfiskuar 10 kilogramë e 766 gramë marijuanë dhe ka  arrestuar 26 vjeçarin-shtetasin e Shqipërisë me inicialet O. N. pasi dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Policia njoftoi se mbrëmë rreth orës 20:00 mori një informacion për një veturë e cila dyshohet se po transportonte substanca narkotike.

Pastaj sipas komunikatës së policisë në atë makinë u zbuluan 20 paketime me marijuanë.

“Njësitet policore kanë arritur që ta ndalin veturën ndërsa gjatë kontrollimit kanë hasur në 20 paketime të cilat përmbanin substanca narkotike të llojit marijuanë ndërsa në këtë  rast i dyshuari është arrestuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge,” thuhet në komunikatë.

Sasia e marijuanës në këto paketime ishte dhjetë kilogramë e 766 gramë.

Të dyshuarit për shitblerje marijuane i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar për aksionet e policisë kundër marijuanës, ndërsa shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.

Dje nga Gjykata Themelore në Pejë një kultivues marijuane u dënua me gjashtë muaj burg e 400 euro gjobë.

http://kallxo.com/6-muaj-burg-kultivuesit-te-marijuanes/