Policia zbulon arsenal armësh në Ranillug

Një sasi e madhe e armëve është gjetur nga policia gjatë kontrollit të një shtëpisë të pabanuar në fshatin Kormjani e Ulët në Ranillug.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë, pronë e të dyshuarit serb, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjysmë automatike, dy kallashnikovë, katër granata dore, një gaz lotsjellës, gjashtë karikatorë, 142 copë fishekë, dy radiolidhje dhe 100 copë banderola të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e policisë, nuk raportohet për persona të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet nga policia.