Policia: Vetura e Djegur, Pronë e LDK-së

Një veture të parkuar i është vënë zjarri mbrëmë në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Policia thotë se incidenti ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit.

Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa është raportuar ishte raportuar se vetura i përket shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Policia thotë se ekipet e hetuesisë janë duke u marrë me rastin ndërsa informacionet e para tregojnë se kjo veturë i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për veturë të LDK-së”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Vetura e mbrëmshme është e katërta që digjet në Prishtinë në harkun kohor brenda dy javësh.

Deri më tani janë djegur veturat familjare të ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

http://kallxo.com/vetura-e-memli-krasniqit-ne-flake/

http://kallxo.com/digjet-vetura-familjare-e-bajram-gecajt/

http://kallxo.com/pdk-denon-djegien-e-vetures-se-adem-grabovcit/