Policia, urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiqit

Policia e Kosovës ka një urdhër arrest për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është duke u hetuar në rastin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

“Mund të konfirmoj se ka urdhër arrest për të (Milan Radoiçiq)”, tha sot drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për shtyp.

Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës

Dy javë më parë, njësitet speciale e kishin kërkuar Radoiçiqin në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut, por pa mundur që ta gjejnë, në kaudër të një operacioni ku ishin arrestuar katër veta lidhur me këtë vrasje.

Ndërkohë, Radoiçiq ishte marrë në pyetje nga Policia e Serbisë rreth kësaj vrasjeje javën e kaluar.