Policia tregon sa para u vodhën dje në parkingun e ETC-së

Një shumë prej 25 mijë eurove janë vjedhur gjatë ditës së djeshme nga punëtori dhe sigurimi i ETC-së i cili gjendet në Zonën Industriale Prishtinë- Fushë Kosovë.

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar se një vjedhje e rëndë është kryer në parking të ETC-së e cila gjendet në Fushë Kosovë.

Një punëtor i ETC-së dhe një punëtor tjetër i kompanisë së sigurimit janë kërcënuar me armë për derisa ishin duke e transportuar pazarin ditor.

Sipas policisë, dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënimin e armëve kishin marrë nga sigurimi 25 mijë euro.

Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë pa targa, në drejtim të panjohur.

https://kallxo.com/grabiten-parate-e-etc-se/