Policia sqaron rastin e vdekjes së fëmijës në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës gjatë një konference për media është pyetur për rastin e 11 vjeçarit i cili ishte gjetur i vdekur në Fushë-Kosovë më 11 korrik.

Zëvendësdrejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha së Policia nuk ka qenë në dijeni së i mituri po rrezikohej për jetë.

“Policia e Kosovës në janar ka marrë  një raport që kemi të bëjmë për një rast dyshimet për abuzim seksual. I kemi mbledh të gjitha informacionet e ka hetu të gjithë rastin dhe ka ngrit kallëzim penal dhe e ka dorëzuar në Prokurori”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti tha së Policia e kishte dërguar fëmiun dhe nënën në strehimore.

“Në këtë rast Policia s’ka qenë e paralajmëruar, nuk besoj që e ka ditë dikush se do të vritet fëmija. Policia e Kosovës fëmiun edhe nenën e ka dërguar në qendrën sociale, dhe nuk ka mujtë më dhunë më mbajt në strehimore në vendin ku e ka autorizu Ministria e Punës dhë Mirëqenies Sociale”, shtoi ai.

KALLXO.com raportoi sot se Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vdekjen e të miturit në Fush-Kosovë.

Pas hetimeve, Policia thotë se mbrëmë rreth orës 20 :00 është arrestuar personi i dyshuar me inicialet S.O., i lindur më 1999.

Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë”.

Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore, njofton Policia.