Dardan Molliqaj - Foto: Facebook/DardanMolliqaj

Policia sqarohet për arrestimin Dardan Molliqajn

Pak orë më parë, Partia Social Demokrate e Kosovës njoftoi se ishte arrestuar mëngjesin e sotëm deputetin e saj Dardan Molliqaj.

Sipas PSD-së, arrestimi i Molliqajt ishte bërë pa asnjë lajmërim.

Policia me anë të një njoftimi ka treguar se kanë kryer detyrat ligjore dhe kanë realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Urdhër – arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet në njoftim se aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.

https://kallxo.com/arrestohet-dardan-molliqaj-2/