Gazimestan - 28.06.2019.

Policia siguron perimetrin ku do të mbahet festa e Vidovdanit - FOTO

Sot pelegrinë serbë do të shënojnë  festën e tyre fetare, Vidovdanin, te monumenti në Gazimestan.

Ekipi i KALLXO.com i cili gjendet në Gazimestan ka raportuar se përveç zonës ku do mbahet manifestimi, policia ka siguruar edhe pjesën përreth.

Që në hyrje të Gazimestanit janë vendosur zyrtarë policor të cilët po sigurojnë që ky festim të shkojë pa ndonjë incident.

Në anën tjetër në Gazimestan ende nuk janë mbledhur pelegrinët serbë.