Policia shqipton 182 gjoba për shoferët e dehur vetëm gjatë marsit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 182 gjoba për vozitësit e automjeteve në gjendje të dehur.
Po ashtu përmes komunikatës kanë njoftuar se përveç gjobave me të holla te disa persona ka ndaluar edhe drejtimin e automjetit si dhe u janë shqiptuar pikë negative dhe të njëjtit janë larguar nga trafiku.
“Policia e Kosovës është duke vazhduar me aktivitete të cilat kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, si dhe uljen e aksidenteve të trafikut.
Njësitë policore, përveç pikave të rregullta të kontrollit të automjeteve, dhe patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar edhe në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut, do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore të cilat do të shërbejnë si masa parandaluese .