Policia shkel vijat në Gjykatë (FOTO)

Një kombi i Policisë së Kosovës ka zënë dy vende parkingu në Pallatin e Drejtësisë.

Kombi busi i Njësisë Speciale të Policisë që mund të përdoren edhe për bartjen e të burgosurve për në seanca gjyqësore në këtë rast nuk ka respektuar vijat e vendparkimit.

Në Pallatin e Drejtësisë janë të vendosura Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremja, po ashtu e vendosur në këto objekte është Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ajo e Apelit, si dhe Zyra e Prokurorit Disiplinor.

Lexues të KALLXO.com kanë dërguar fotografinë ku shihet parkimi  jo ideal nga kjo veturë zyrtare.