Policia shkel rregullat e trafikut, parkohet në rreth rrotullim (FOTO)

Një veturë është fotografuar duke shkelur rregullat në trafik, duke u parkuar në një vend ku nuk lejohet parkimi.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com në të cilat shihet një veturë e Policisë së Kosovës e cila është parkuar në një rreth rrotullim.

Sipas qytetarit, vetura është parkuar në rrugën “Ramadan Rexhepi”, saktësisht në rreth rrotullimin e “Shtëpisë së Bardhë”, në Ferizaj.

Në fotografitë e dërguara nga qytetari nuk shihet targat e veturës së Policisë së Kosovës e cilat është parkuar në mënyrë të gabuar.