Policia po heton sulmin ndaj gazetarit Besart Galica

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton sulmin ndaj gazetarit Besart Galica.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se pas një mosmarrëveshje me dy persona meshkuj K-Shqiptarë ka ardhur deri te sulmi fizik ndaj viktimës pasi që ky i fundit si gazetar kishte postuar në rrjete sociale problemet e qytetarëve rreth banesave të tyre. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gazetari i RTK-së, Besart Galica dje ka njoftuar publikisht se është sulmuar fizikisht nga dy persona.