
Pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës | Foto: KALLXO.com
Policia po bën Bastisje për Sulmin me Bombë në Kuvend
30.8.2016 - 09:09
Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Prishtinë për llogari të hetimeve për sulmin me bombë në Kuvend që ndodhi natën e 5 gushtit.
Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga Reshat Millaku, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Bastisjet kanë lidhje me sulmin në Kuvend”, tha shkurt Millaku.
KALLXO.com mëson se njëri nga lokacionet e bastisura është në lagjen Mati në Prishtinë ndërsa zëdhënësi I Policisë Daut Hoxha nuk pranoi të komentojë gjatë për bastisjet duke thënë se “aksioni është duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale”.
Prokuroria ka thënë se gjatë ditës do të dalë me një komunikatë për shtyp për detajet e aksionit.
http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/