Ilustrim

Policia pezulloi tenderin për regjistrimin e veturave

Në fillim të këtij muaji KALLXO.com kishte zbuluar se dhjetëra makina të Policisë së Kosovës ishin bllokuar për shkak se të njëjtave u kishte kaluar afati i regjistrimit.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com kishte kontaktuar edhe me shefin e Njësive Operacionale, Afrim Ahmeti.

Ai kishte konfirmuar se ka vetura pa regjistrim ndërsa kishte shtuar se kanë pasur probleme me kompaninë kontraktuese për regjistrimin e veturave por njoftoi se janë duke pritur për të nënshkruar kontratën e re.

Në sistemin e E-Prokurimit më 25 qeshor është publikuar vendimi për dhënien e kontratës për regjistrimin e automjeteve ndaj kompanisë “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” Sh. A. dega në Kosovë.

Por tri ditë më pas, një njoftim tjetër i ishe bashkëngjitur tenderit duke thënë se dhënia e kontratës për kompaninë “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” Sh. A. dega në Kosovë, pezullohet për shkak se një tjetër operator është ankuar.

Në lidhje me tenderin e Policisë së Kosovës për sigurimin e automjeteve kanë konkurruar plotë 8 kompani: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” Sh. A. dega në Kosovë, “Sigal Uniqa Group Austria” Sh. A.- Prishtinë, “Kosova F Re” SII.A. — Prishtinë, “ Sigkos” Sh.a., Prishtine,“ SCARDIAN “ J.S.C., ’ILLYRIA” SH.A –Prishtinë “ Siguda “SI-l.A.- Prishtinë dhe “ PRISIG “ SI-l.A. – Prishtinë.

Në lidhje me kompanitë të cilat janë eliminuar nga tenderi Policia e Kosovës ka dhënë edhe arsyetime.

“Kompania: ‘KOSOVA E RE” SH.P.K”, – nuk i plotëson te gjitha kriteret e kërkuara administrative ne njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit. Në dosjen e tenderit të neni 13.1 dhe 13.2 është kërkuar sigurimi i tenderit “ Sigurimi i tenderit duhet të dorëzohet i skanuar se bashku me ofertë, ndërsa forma origjinale e sigurimit të tenderit do të kërkohet të dorëzohet nga një rendemes të cilin autoriteti kontraktues ka për qellim që ta shpërblej me kontrate. Mos dorëzimi i formës Origjinale të sigurimit të tenderit shpije në zbatimin e nenit 99.2 të LPP”. Operatori ekonomik në fjalë nuk ka dorëzuar fare sigurim të tenderit në ofertën e tij: b) Te përshkrimi  i çmimeve mungon çmimin për njësi ashtu siç është në tabelën e përshkrimit te çmimeve”, thuhet në arsyetimin e publikuar në E-Prokurim.

“Kompania: SIGKOS” Sh.a., – nuk i plotëson te gjitha kriteret e kërkuara administrative në njoftimin por kontrate dhe në dosjen e tenderit. Operatori ekonomik në fjalë nuk ka dorëzuar fare sigurim të tenderit në ofertën e tij”, është arsyetimi”, thuhet në arsyetimin e policisë për operatorin e dytë të eliminuar.

Në anën tjetër kompanive të pasuksesshme në këtë tender Policia e Kosovës i është përgjigjur me: “Me keqardhje ju njoftojmë se tenderi i paraqitur nga ana juaj nuk qe i suksesshëm, ngase tenderi juaj nuk qe tenderi me çmimin me të ulët i dorëzuar ofertën i pari në kohën në mesin e tenderëve që plotësonin kërkesat e dhëna në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit”.

Vetëm pak orë pas publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës, në E-Prokurim është bashkangjitur edhe një dokument tjetër i cili tregon se e pezullon aktivitetin për tenderin për regjistrimin e makinave.

“Pezullohet deri në shqyrtimin e ankesës aktiviteti  Prokurimit për tenderin “Sigurimi TPL i automjeteve te PK-së”, thuhet në njoftim.

Pezullimi erdhi pasi që Kompania “SIGAL L’NIQA GROUPAUSTRIA” SH.A — Prishtine është ankuar në lidhje me aktivitetin e prokurorimit për regjistrimin e veturave të policisë.