Ilustrim

Policia përmes SMS-ve apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët e Kosovës që të bëjnë kujdes në trafik dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Respekto kufizimin e shpejtësisë! Përqendrohu në ngasje, jo në telefon! Vendose rripin e sigurisë! Vozit me kujdes, mos shpejto, familja ju pret”, janë disa nga fjalitë që Policia e Kosovës është duke dërguar te qytetarët përmes mesazheve elektronike.

E hëna ka qenë një ditë e përgjakshme për pjesëmarrësit në trafik.

Në më pak se 8 orë në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë vdekur dy persona ndërsa janë lënduar mbi 15 të tjerë.

https://kallxo.com/pergjaken-rruget-e-kosoves-2-te-vdekur-mbi-15-jane-lenduar-ne-8-oret-e-fundit/

www.kallxo.com