Foto: Kallxo.com

Policia: Një Ministër Serb e Lejuam të Hyjë në Kosovë, Por Ai u Kthye

Me anë të një njoftimi policia ka demantuar një lajm të mediave serbe se Ministrit serb të Kulturës, Vladan Vukosavljeviq, nuk i është lejuar hyrja në Kosovë.

Sipas njoftimit, ministri Vukosavljeviq është lejuar që të hyjë në Kosovë por nuk ka vazhduar për në veri, duke u kthyer “me vetëdëshirë” mbrapa.

“Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës z.Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vizita e lejuar e Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar  në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit.

http://kallxo.com/policia-ne-zbatim-te-ndaleses-se-vizites-se-vulinit-e-gjuriqit/

http://kallxo.com/njesitet-e-policise-dislokohen-ne-veri/

http://kallxo.com/pacolli-gjuriq-dhe-vulin-arrestohen-nese-hyjne-ne-kosove/