Aktivitetet e Policisë së Kosovës, Foto: PK

Policia nis aktivitetet për nderë të 20 vjetorit të themelimit të saj

Për gjashtë ditë, aktivitete të ndryshme do të zhvillohen nga ana e Policisë së Kosovës për nderë të 20 vjetorit të themelimit të saj.

Sot filluan aktivitetet e para, ato të lojrave të futbollit të cilat u zhvilluan në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

Java e policisë do të pëmbyllet ditën e fundit më 6 shtator ku do të mbahet edhe ceremonia kryesore.

Gjatë ditës së sotme, 17 ekipe futbolli morën pjesë në disa ndeshje futbolli.

Në këto ndeshje nuk u shfaqën vetëm zyrtarë policor por edhe menaxhmenti e drejtuesit e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se përvejtori i 20-të i themelimit  është i veçantë dhe se garat sportive janë gjëja më e mirë e mundshme që mund të u ndodh policve pasi që me këto aktivitete sipas tij tregohet se edhe policët janë pjesë e vendit dhe pjesëtarë të komunitetit.

“Ky shënim i këtij përvjetori është i veçantë për ne, meqenëse është 20 vjetori dhe kemi planifikuar disa aktivitete të shumta. Mund të them që garat sportive janë gjëja më e mirë e mundshme që mund t’u ndodhë policëve, përveç asaj zyrtares, ne tregojmë që jemi njerëz, jemi banorë të këtij vendi, pjesëtarë të komunitetit dhe normalisht që varësisht hierarkisë komanduese që e kemi, ne garojmë në mes vete në lojë, në futbollit, volejbollit, ping-pong e sporte të tjera, me të vetmin qëllim, që të shoqërohemi që është qëllimi kryesor. Po ashtu, edhe të shënojmë këtë ditë që për ne është e një rëndësie të veçantë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se të ardhmen synohen aktivitete edhe mes policisë, mediave dhe atyre që janë të interesuar të marrin pjesë.

“Konsideroj që në të ardhmen e afërt do të bëjmë edhe një aktivitet sportive në mes të pjesëtareve të Policisë së Kosovës dhe mediave të ndryshme, kushdo që është i interesuar, në mënyrë që të afrohemi sa më shumë, ju t’i paraqitni sukseset e policisë, por edhe të metat eventuale, dhe po ashtu meqenëse ne kemi një mision t’i shkërbejmë qytetarëve, e ju po ashtu t’i informoni qytetarët”, tha ai.

Aktivitetet e Policisë së Kosovës, Foto: PK
Aktivitetet e Policisë së Kosovës, Foto: PK