Policia në Prizren sekuestroi dy armë pa leje

Policia në rajonin e Prizrenit , ka sekuestruar gjatë ditës së djeshme dy armë në pronësi ilegale dhe pa leje përkatëse.

Këto armë nga policia janë sekuestruar gjatë aktiviteteve në dy raste të ndara.

Policia ka njoftuar se në rastin e parë ka ndaluar një automjet për verifikim dhe gjatë kontrollit të drejtuesit dhe pasagjerëve në njërin nga bashkudhëtarët ka hasur në një armë ilegale.

Sipas policisë, ndaj personit të dyshuar është iniciuar procedurë dhe sipas prokurorit kujdestar rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë, policia ka njoftuar se pas raportimit për një tentim vjedhje në fshatin Zhur të Prizrenit, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku pas kontrollimit dhe verifikimit të informacionit  ka gjetur në posedim të pronarit një armë të tipit ‘Valtro’, për të cilën nuk kishte leje.

Pas plotësimit të procedurave adekuate me urdhrin e prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore. Me rastet po merren hetimet përkatëse në procedura të rregullt.