Foto: Ilustrim

Policia në Prizren konfiskon armë e mjete policore

Policia e Rajonit të Prizrenit, në dy raste të ndara ka sekuestruar armë të mbajtura pa leje.

Në rasti e parë mbrëmjen e kaluar në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, një patrullë policore në një pikë kontrolli kishte ndaluar një automjet në të cilin ndodhej vetëm vozitësi dhe  gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, një palë pranga –lidhëse metalike, dhjetë lidhëse plastike ,dy thika ,një shufër metalike, një bombolë gazi lotsjellës, 299 copë gëzhoja, një pasaporte e Shqipërisë, një xhaketë ushtarake me emblema të PK-së, gjashtë forma të PK-së, procesverbal mbi intervistimin e të dyshuarit dhe dy fletore me emblemë te PK-së.

Ndërsa në rastin e dytë sot pak pas mesnatës, në rrugën “Adem Jashari” ne Prizren janë dëgjuar të shtëna armësh dhe një patrullë policore i është përgjigjur rastit.

Më të arritur në vendngjarje policia ka arritur të kontaktoj me pronarin e shtëpisë , zotin e dasmës të dyshuarin H.Z, i cili ka pranuar se ka shtënë disa herë me armë zjarri me gaz.

I dyshuari ka dorëzuar armën, një karikator si dhe trembëdhjetë gëzhoja.

Në lidhje me rastet ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që rastet të shkojnë në procedurë të rregullt.