Ilustrim

Policia në kërkim të një personi për vjedhjet në Strellc

Një person nga fshati Strellc i Ulët në Komunën e Decanit po kërkohet nga policia nën dyshimet se i njëjti është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë kryerës i veprave penale të vjedhjeve të cilat ishin raportuar në polici nga banorët e fshatit Strellc.

Gjithashtu, policia ka sqaruar se me të marrë informacionet dhe urdhrin nga gjykata, gjatë ditës së djeshme është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë sekuestruar edhe prova materiale, të cilat dyshohet se i njëjti i kishe kryer në rastet e raportuara të vjedhjeve nga qytetarët.

Personi i dyshuar është në arrati dhe po kërkohet nga ana e policisë.