Policia në Graçanicë - Foto: Arkiva/KALLXO

Policia në Graçanicë Sulmohet me Armë

Në Graçanicë disa persona që po plaçisnin në një supermarket kanë sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa nga sulmi nuk ka pasur ndonjë polic të lënduar.

KALLXO.com mëson se sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.

Policia u sulmua me armë edhe para katër ditësh në një fshat të Klinës nga disa persona që u zunë në flagrancë duke vjedhur.

Edhe këta sulmues me armë atë ditë ikën nga vendi i ngjarjes.