Ilustrim – Foto: Policia e Kosovës

Policia në Gjilan konfiskon armë nga veturat me targa të huaja

Dy persona janë arrestuar mbrëmë nga policia në Gjilan për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se gjatë një pike të kontrollit njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit është gjetur një revole me dy karikator dhe 18 fishekë të cilët janë konfiskuar nga ana e policisë.

Ndërsa në një veturë tjetër, poashtu me targa të huaja policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe një fishek.

Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.